BOTA, 23 Shtator 2017, 16:40

Nuk kanë të ndalur tërmetet në Meksikë

Një tjetër tërmet i fuqishëm 6.2 ballë ka goditur Mexico City gjatë ditës së sotme.

Siç raportohet në mediat ndërkombëtare, tërmeti ka rënë në rreth orës 07:53  sipas kohës lokale në një thellësi prej 10 kilometrash , dhe me një epiqendër rreth 12 km në veri të qytetit të Ixtepec.

Ende nuk ka raportime për viktima, ndërsa thuhet se përkohësisht janë ndërprerë edhe operacionet e shpëtimit për tërmetin e datës 19 shtator, i cili shkaktoi 2180 viktima dhe 1900 të plagosur. Ai tërmet ishte edhe më i fuqishëm se ky i sotmi.

Mes njerëzve mbizotëron frika, ndërsa sirenat paralajmëruese të tërmetit dëgjohen kudo.

Screen Shot 2017-09-23 at 15.38.47

Screen Shot 2017-09-23 at 15.32.30