BOTA, 21 Shtator 2017, 20:24

Uragani Maria godet ishullin Dominika, 15 të vdekur dhe 20 të zhdukur

Uragani Maria, ka shkaktuar 15 viktima dhe rreth 20 persona janë zhdukur, në ishullin Dominika në Karaibe.

Kryeministri, Roosevelt Skerrit, foli përpara mediave i përlotur, dhe u shpreh se numri i viktimave mund te kishte qenë shumë më i lartë.

Uragani Maria, u përplas në ishullin Dominika, me një forcë të kategorisë 4 ditën e hënë, duke shkatërruar qindra shtëpi. Stuhia më pas u zhvendos në Puerto Rico, duke e lënë të gjithë ishullin pa energji elektrike.

Kryeministri Skerrit, u shpreh se i ka kaluar 24 orët e fundit, duke survejuar zonat e prekura nga uragani. "Ishte absolutisht e tmerrshme" u shpreh ai në ishullin fqinjë, Antigua. "Kurrë nuk kemi parë një shkatërrim të tillë".

Shumë shtëpi janë rrafshuar, shkollat janë shkatërruar, mjetet e telekomunikimit janë prishur dhe spitali qëndror i ishullit gjendet pa energji elektrike.

 

BBC/ Përgatiti: tpz.al