TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Wolfgang Schäuble para një detyre të re pas hyrjes së partisë populsite AfD në Bundestag.
Grupi parlamentar i CDU / CSU në Bundestagun gjerman do të propozojë për postin e kryetarit të parlamentit gjerman për legjislaturën e 19-të Wolfgang Schäuble-n. Kështu u shpreh Volker Kauder, kryetar i këtij grupi parlamentar. "Ne jemi të kënaqur që Wolfgang Schäuble është shprehur i gatshëm të kandidojë për këtë detyrë."
Njoftohet se këtë gjë Schäuble-s ia kanë kërkuar kancelarja Angela Merkel dhe Volker Kauder, sepse për shkak të hyrjes së AfD-së në Bundestag, kjo detyrë do të ketë rëndësi më të madhe sesa zakonisht. Schäuble është deputeti me vitet më të shumta si anëtar i parlamentit: ai është deputet për 45 vjetësh.
Sinjal për koalicionin "Xhamaika"
Partia liberale FDP e konsideron përzgjedhjen e Schäubles për këtë detyrë të re, si sinjal për koalicionin "Xhamajka". Kryetari i kësaj partie Christian Lindner është shprehur që gjatë fushatës elektorale se synon postin e ministrit të Finanacave. Për këtë ai tha se i ka siguruar Kauderit mbështetje për kandidaturën e Wolfgang Schäuble-s.
Edhe SPD-ja është dakord me kandidaturën e Wolfgang Schäuble-s. Drejtuesi i sapozgjedhur ekzekutiv i grupit parlamentar të kësaj partie, Carsten Schneider, deklaroi se grupi parlamentar i SPD-së do ta mbështesë Schäuble-n.
Detyrë e rëndësishme
Krerët e CDU/CSU-së thanë se prej përvojës së parlamenteve të landeve në të cilat është e përfaqësuar AfD-ja ato e dinë se kjo parti përdor me mjeshtëri mundësitë për të thyer tabutë e punës dhe të rregullave dhe për të tërhequr vëmendje mediatike.
Për këtë të gjithë janë të shqetësuar se deputetët e AfD-së do të vazhdojnë me stilin e tyre konfrontues edhe në Bundestag. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi se në debatet poltike në parlament janë tabu antisemitizimi, ksenofobia apo mohimi i njollave të errëta në historinë gjermane.
Nëse një deputet shkel rregulloren parlamentare, kryetari i parlamentit mund ta qortojë atë, t'i heqë të drejtën e fjalës apo ta përjashtojë deri në 30 seanca prej bisedimeve, sikurse është e parashikuar në rregulloren e Bundestagut. DW