BOTA, 24 Shtator 2017, 10:24

Sulm me acid në Londër, 6 të plagosur

Gjashtë pesona janë plagosur pas një sulmi me acid në lindje të Londrës. Policia mbërriti në qendrën tregtare Stratford, në orën dy të mëngjesit, dhe gjeti në vendngjarje dy grupe djemsh të cilët ishin përfshië në një sherr ku ishte përdour acid.
Policia raporton se një 15 vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Fillimisht u mendua se mund të bëhej fjalë për një sulm terrorist, por policia sqaroi se ngjarja lidhet me sherrin mes të rinjve, dhe acidi nuk është përdorur kundër kalimtarëve.