BOTA, 30 Shtator 2017, 01:01

Tregtia midis Izraelit dhe Rusisë rritet me 25 për qind

Tregtia midis Izraelit dhe Rusisë rritet me 25 për qind

Marrëdhëniet tregtare midis Izraelit dhe Rusisë janë rritur këtë vit me 25 për qind. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të dy vendeve.

Gjashtë muajt e parë të vitit 2017 panë një rritje të tregtisë midis dy kombeve rreth 380 milionë dollarë më shumë, se sa e njëjta periudhë vitin e kaluar.

“Ka një potencial të madh për të rritje në tregti dhe kemi shumë punë para nesh”, tha Zeev Elkin, ministri përgjegjës për mbrojtjen e ambientit dhe çështjeve të lidhura me Jeruzalemin, gjatë një konference në Moskë rreth marrëdhënieve Rusi-Izrael.

Sipas, Temur Ben Yehuda, kryetari i Këshillit të Biznesit Izraelito-Rus, biznesmenët izraelitë po tërhiqen nga Rusia, ashtu siç ka dhe firma ruse që po investojnë në Izrael.