TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisionit i Venecias ka futur në axhendën e tij shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Kërkesa e Kuvendit është marrë në konsideratë nga Komisioni dhe është futur në kalendarin e punimeve.
Pritet që mbledhja më e afërt e Komisionit të Venecias të jetë në tetor. Por përpara letrës përfundimtare ku komision pritet që të japë një opinion të ndërmjetëm.
Me shumë gjasa gjatë muajit shtatorit ky opinion do të jetë në dorën e Kuvendit dhe do të shfrytëzohet nga mazhoranca.
Çështja për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta tani është në fazën e Komisionit Hetimor.
Shkarkimi i Metës:
Vijon ende lufta politike mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin.
Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi.
Vendi u fut në zgjedhje. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Tashmë shkarkimi i Metës ndodhet në dorë të Komisionit Hetimor, i cili pas tre muajsh do të nxjerrë një raport.
Më pas kjo çështje do i kalojë Gjykatës Kushtetuese.