AKTUALITET, 27 Mars 2018, 17:25

Shembet çatia e banesës në Fier, plagoset lehtë një grua

Shembet çatia e banesës në Fier, plagoset lehtë një

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier ku një banesë është shembur duke zënë brenda saj të zonjën e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheq i Madh. Sipas informacioneve, mësohet se në banesën në pronësi të shtetasit Xhemil Meto ka pasur persona të pranishëm.

Gjithashtu sipas informacioneve mesohet se e plagosura është Bukurie Meto, e cila ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kjo ndërtesë më herët ka pasur funksionin e çerdhes.