TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 40-vjeçar të shpallur në kërkim dhe i dënuar për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia. Në kuadër të operacionit të koduar “Shtegu” në pranga u vu shtetasi me iniciale A.B, banues në Tiranë.
Policia bën me dije se 40-vjeçari ishte në kërkim, pasi në vitin 2021 ishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Shtegu”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. Lokalizohet dhe ndalohet një 40-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Shtegu”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.
40-vjeçari ishte në kërkim, pasi në vitin 2021, është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.