AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 21:41

SHBA/ Sulm me armë në redaksinë e një gazete, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

SHBA/ Sulm me armë në redaksinë e një gazete, 4 të

Të paktën katër veta janë vrarë dhe njëzet të plagosur në një sulm me armë në selinë qendrore të gazetës së Merilandit, “Capital Gazette” në Shtetet e Bashkuara.

Lajmi u dha nga gazetari Fil Dejvis, i cili punon në këtë gazetë,shkruan britanikja "Daily Mail".

Midis të vrarëve është dhe gazetari Xhon MekMara. Sipas medieve, ende nuk është e qartë kush është midis të plagosurve dhe të vrarëve.