AKTUALITET, 17 Nëntor 2019, 11:06

SHBA, Kryemadhi zhvillon takim me Kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa

SHBA, Kryemadhi zhvillon takim me Kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa


Liderja e LSI-së, teksa ka vijuar takimet me Kongresin e SHBA, ajo është takuar gjithashtu edhe me Kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa.

Gjatë takimit me Kryemadhin, Z.Joe Wilson përfaqësues i South Carolinës ka shprehur interesin e tij dhe ka qenë tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri.

Mësohet të kenë zhvilluar një diskutim mjaft impresionues së bashku, ku ai shprehu edhe gatishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA për Shqipërinë, rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e vendin e veçantë të saj si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë.

Ndërkohë fryma e të gjitha takimeve të zhvilluara në Kongres dhe Senat ishte një tjetër konfirmim i një mbështetje të madhe për Shqipërinë, dhe mendohet të bëhet e mundur përmes prezencës aktive të SHBA në vendin tonë.