AKTUALITET, 17 Nëntor 2019, 10:48

Nga takimi me Ramën tek inaugurimi i stadiumit: Zbardhet axhenda e ditës për presidentin e UEFA-s

Nga takimi me Ramën tek inaugurimi i stadiumit: Zbardhet axhenda e


Shqipëria do të luajë kundër Francës ditën e sotme në orën 20:45.

Ngjarja më e madhe e ditës është vizita e presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, për inaugurimin e stadiumit “Air Albania”.

FSHF ka bërë të ditur axhendën e ditës së sotme dhe aktiviteteve të presidentit të UEFA-s, Ceferin. Ai do të vizitojë kryeministrin Edi Rama, Presidentit Armand Duka, do të ketë një drekë zyrtare, më pas do të dekorohet nga presidenti Ilir Meta.

Axhenda e ditës së sotme

12:30- Presidenti Ceferin dhe delegacioni tij takohet ne Kryeministri me z. Edi Rama

13:00 – Vizita e Presidentit Duka dhe Presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin, në Shtëpinë e Futbollit

14:00 – Drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror

18:00-18:30 / Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s nga ana e Presidentit të Republikës

18:40 – Vizitë në muzeun e stadiumit

19:00-19:30 – Konferencë zyrtare për shtyp e Presidentit Duka me Presidentin Ceferin

19:40-20:20 – Ceremonia inauguruese e stadiumit dhe fjalimet e Presidentit Duka, Presidentit Ceferin dhe Kryeministrit Rama