TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, e ka cilësuar ndeshjen ndaj Anglisë jo vetëm si një sfidë prestigji, por edhe një takim ku ekipi mund të përfitojë shumë. Kosova tashmë e di që rrugëtimi i saj për në Euro 2020 kalon nëpërmjet ndeshjeve play-off dhe për Shaland, e rëndësishme është që skuadra e tij të mësojë sa më shumë.
“Për mua është një ndeshje shumë, shumë e rëndësishme, sepse me këtë mbyllet xhiroja kualifikuese dhe është e rëndësishme para lojës me Maqedoninë. Para kualifikueseve, nëse ju kujtohet, ju thosha se ato do të na shërbejnë për të bërë përvojë dhe përparim. Kjo ndeshje është mundësi e mirë për të bërë më shumë përvojë. Për ne do të jetë një ndeshje e mrekullueshme.
Anglia ka potencial të jashtëzakonshëm sulmues, shënon shumë gola, duke fituar 7-0, 6-0 dhe 5-0. Për ne mbetet një sfidë e pabesueshme. Si trajner, mund ta shijoj këtë lojë. Kjo është ndeshja e 1001-të për Anglinë, ndërsa për ne është e 29-ta. Ata kanë më shumë përvojë se ne.
Mungesa e Sterling për ne nuk është lajm i mirë. Është dyfish lajm i keq. Ai është një prej më të mirëve në botë në pozitën e tij. Por ata nuk kanë vetëm atë. Ata kanë lojtar tjerë shumë cilësorë. E kam parë edhe Rashfordi, Sançon dhe Abraham, Anglia ka shumë lojtarë të mirë, luan apo jo Sterling”, tha Shaland.