AKTUALITET, 16 Nëntor 2019, 22:56

EURO 2020/ Holandës i mjafton një pikë për kualifikimin, Gjermania e para e grupit

EURO 2020/ Holandës i mjafton një pikë për kualifikimin,

Holanda siguroi matematikisht kualifikimin në Euro 2020, pasi shmangu humbjen në fushën e Irlandës së Veriut, duke barazuar në Belfast me rezultatin 0-0. Në fakt, irlandezo-veriorët duhet të ndihen të keqardhur, sepse në pjesën e parë humbën mundësinë më të mirë për të kaluar ne epërsi, kur Davis gaboi përballë Cillesenit duke shpërdoruar një 11-metërsh.

Po në Grupin C siguroi kualifikimin dhe Gjermania, që iu imponua me 4-0 Bjellorusisë me golat e Ginter, Gortezkas dhe Toni Kross (dygolësh), Gjermanët përfituan nga barazimi i Holandës duke marrë edhe kryesimin e grupit me 2 pikë më shumë se “Tulipanët”.

Siguroi vendin e parë në Grupin E Kroacia, që fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Sllovakisë me golat e Vlasic, Petkovic dhe Perisic në pjesën dytë, që zhvlerësuan finalizimin e Bozenik në minutën e 32-të.

Polonia dhe Austria gjithashtu u kualifikuan në Europian, pas fitoreve identike, polakët 2-1 me Maqedoninë dhe austriakët 1-2 në Izrael, duke të vlefshme për Grupin G.