TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria U-19, e drejtuar nga Nevil Dede, pëson humbjen e dytë radhazi në kualifikueset e Europianit. Kuqezinjtë e rinj u mposhtën 2-1 në raundin e dytë të ndeshjeve në Grupin 4.
Me zero pikë në dy ndeshje, Shqipëria ka shanse minimale për t’u kualifikuar, pasi duhet të fitoje me diferencë të madhe golash me Islandën dhe Greqia të mposhtet nga Belgjika që të renditet e dytë në grup.
Sa i përket kronikës së ndeshjes, Shqipëria U-19 u ndëshkua dy herë në pjesën e parë, teksa realizuan Van Der Brempt (10’) dhe De Ketelaere (45+1’).
Në pjesën e dytë Shqipëria ishte me e vendosur në lojën e saj e për rrjedhojë shkurtoi diferencën në minutën e 77-të me Brojën.
Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, përtej këmbënguljes së kuqezinjve 19-vjeçarë të paktën për të shmangur humbjen.