TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parshikimin për motin që do të jetë ditën e sotme.
Këtë ditë të dielë, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërkohë që me nisjen e shirave ka filluar edhe rritja e nivelit të lumenjve.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, Lumi Buna, ka filluar rritjen e nivelit që prej datës 03 nëntor duke iu afruar nivelit kritik përgjatë kësaj fundjave por sipas parashikimeve të IGJEUM nuk do të ketë dalje nga shtrati.
Përgjatë fillimit të javës së ardhshme tendenca e niveleve është me drejtim rënie dhe nuk presim probleme të rëndësishme nga këto prurje në zonën e NënShkodrës.
Sa i përket temperaturave, ato do të variojnë në bregdet: 14 / 20 °C; në vendet e ulëta: 14 / 21 °C dhe në vendet malore: 6 / 13 °C.