TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Minatorët e Bulqizës kanë vendosur që ta marrin në dorë fatin e tyre. Ata kanë vendosur që të themelojnë një sindikatë, e cila do të quhet “Sindikata e minatorëve të bashkuar të Bulqizës”.
Në të do të marrin pjesë të gjithë ata që punojnë në miniera, të cilët do të kërkojnë kushte më të mira punë për veten e tyre.
Me anë të sindikatës së tyre, minatorët do të kërkojnë: paga më të larta; siguri në punë; njohje e vjetërsisë në punë dhe njohje e vështirësisë në punë.
Qyteti i Bulqizës ka prej 70 vitesh minierën më të madhe të kromit në vend, e cila i ka marrë jetën jo pak punonjësve për shkak të kushteve të këqija në të cilat ndodhen tunelet.
