AKTUALITET, 17 Nëntor 2019, 10:34

Krujë, kultivuan bimë narkotike në Fushë-Arrëz, prangosen dy të rinj

Krujë, kultivuan bimë narkotike në Fushë-Arrëz,


Dy persona janë ndaluar në kuadër të operacionit “Lokalizimi” pasi akuzohen se kanë ndihmuar në kultivimin e lëndëve narkotike.

Të ndaluarit janë: A. B. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë. Dy të rinjtë të ndaluar ditën e sotme dyshohet se bashkëpunonin me J.GJ., të arrestuar dy ditë më parë për “kultivim të bimëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa lejë” ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz.

Ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pukë

Në vijim të operacionit “Lokalizimi” kapen dhe ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Krujë në vijim të operacionit “Lokalizimi” në fshatin Nikël, Krujë, u bë kapja dhe ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim:

A. B. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

Pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për “Armëmbajtje pa leje”

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme.