TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi mori sot fitoren e 15 në 16 javë të kampionatit, pasi triumfoi në derbin ndaj Torinos me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 70 të takimit me 11-metërsh.
Derbi i Torinos ishte një “luftë e vërtetë” dhe për këtë merita i takon skuadrës së Mazzarrit, që u përball si e barabartë me bardhezinjtë, duke kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme portën e Perin.
Gjithsesi, fati i sfidës u vendos në minutën e 70’, kur një ish juventin si Simone Zaza gabon gjithçka në një kthim topi, dhe e detyron portierin e Torinos, që të shkaktojë penallti, duke ndërhyrë keq ndaj Mandzukic.
Cristiano Ronaldo ekzekuton 11-metërshin, duke e dërguar në rrjetë, ndonëse portieri i Torinos kuptoi krahun dhe preku topin, por nuk arriti t’i ndryshojë udhë, ndërsa portugezi u bë protagonist edhe i një gjesti antisportiv, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.
Ky gol vendosi edhe fatin e sfidës, që përfundoi me fitoren e Juves, por që polemikat duket se do të zgjasin sërish shumë, pasi Torino pretendoi dy 11-metërsha, që për çudi nuk u sinjalizuan as nga VAR-i, ndërsa pati edhe një sërë vendimesh qesharake në favor të skuadrës së Allegrit.