TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Korçës ka dëmshpërblyer ish-kreun e hipotekës në Korçë, i cili u shkarkua nga detyra një vit më parë nga kryeministri Rama. Klajdi Terova ish-kreu i Hipotekës së këtij qyteti ka marrë kështu nga gjykata një dëmshpërblim financiar për largimin nga puna.
Ish-regjistruesi i Korçës, Klajdi Terova refuzoi kërkesën e kryeministrit, duke paditur Ministrinë e Drejtësisë për pushim të paligjshëm nga puna.
“Dorëheqja nuk paraqet vullnetin tim të lirë, nuk e gjej veten tek akuzat e kryeministrit. I kërkoj gjykatës dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga puna”, – thuhej në kërkesën e dorëzuar nga Terova.
Gjykata e Korçës pranoi argumentet e Terovës, duke caktuar si masë dëmshpërblimi për pushimin nga puna 10 rroga mujore me vlerë mbi 1 mln lekë të reja. Klajdi Terova ,u shkarkua në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri Rama gjatë një takimi publik me regjistruesit e vendit.
Rama iu kërkoi të gjithë regjistruesve dorëheqjen, për shkak të cënimit të interesave të qytetarëve.
Për shkarkimin e Kreut të Hipotekës së Korçës, Ministria e Drejtësisë përdori edhe një raport të KLSH-së ku sipas një inspektimi të këtij institucioni Hipoteka kishte shkaktuar një dëm shtetit me një vlerë rreth 40 milionë lekë.