TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, pritet publikim i strategjisë së Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Disa pjesë të këtij raporti janë zbuluar nga media ndërkombëtare. Politico.eu, raporton se në raport thuhet se Serbia dhe Mali i Zi, janë më pranë Bashkimit Europian dhe se mund të anëtarësohen në vitin 2025. Mendohet se Shqipërisë do ti duhet më tepër kohë. Raporti nënvizon se Bashkimi Europian, do të mbështesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor drejt rrugës së anëtarësimit.
Megjithatë, politico.eu, zbulon se BE ka nënvizuar se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, - Shqipëria, Bosnia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi- duhet të angazhohen më tepër dhe të luftojnë korrupsionin, të punojnë për të vendosur sundimin e ligjit dhe të luftojnë seriozisht krimin e organizuar.
"Anëtarësimi në Bashkimin Europian, është më shumë se sa një proces teknik. Është zgjedhje e një gjenerate, e bazuar në të drejtat themelore, të cilat çdo shtet duhet ti përqafojë në mënyrë më aktive, duke filluar nga politikat e jashtme dhe rajonale, deri tek ajo çfarë fëmijët mësojnë nëpër shkolla", thuhet në strategjinë që pritet të publikohet ditën e sotme.
/TPZ.AL/