AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 11:49

Nis bora në Kukës, ja akset problematike

Nis bora në Kukës, ja akset problematike

Në një kohë kur vendi po përballet me përmbytje të mëdha në disa zona, në Kukës kanë nisur reshjet e dëborës. Mësohet se reshjet e borës kanë nisur mëngjesin e sotëm, ndërkohë që raportohet se lartësia e saj është 4 cm në qytete e 30 cm në rajonin e Valbonës e Q.Shllakut.

NJOFTIMI MBI SITUATËN NË KUKËS

Situata në Qarkun e Kukësit gjatë datës 03.12.2017 ora 06:30 është si më poshtë: Situata klimaterike: Në Qarkun e Kukësit rreth orës 03.05 date 03.12.2017 kanë filluar reshjet e dëborës. Lartësia e saj është nga 4 cm në qytet e 30 cm në rajonin e Valbonës e Q.Shllakut.

Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meterologjik Kukës kemi këto të dhëna: Temperatura aktuale: 0.6  gradë celsius.

Temperatura minimale: 0.2 gradë celsius.

Era qetësi.

Sasia e reshjeve nga ora 06:00 datë 02.12.2017 deri në orën 06.:30 të datës 03.12.2017 është 6 mm .

Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:

Siguria e jetës:

Nuk kemi patur probleme në drejtim të sigurisë së jetës të shtetasve në shkallë Qarku.

Rrugët, urat: Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.

Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale, ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes.

Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga dëbora e konkretisht:

Rruga e Kombit lartësia e borës 10 cm në Tunel-Kalimash. Kanë punuar 9 borëpastruese.

Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 30 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë  lartësia e borës 15 cm. Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 15 cm në Q.Tobli. Kanë punuar 3 borëpastruese.

B.Curri-Kam  lartësia e borës 20 cm në Q.Luzhë. Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë  lartësia e borës 30 cm. Kanë punuar 2 borëpastruese.

Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 10 cm. Ka punuar 2 borëpastruese.

Janë vënë në punë 26 borëpastruese për mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore.

Energjia elektrike:

Pa energji elektrike Bashkia Kukës: Nj.A: Malzi,Shishtavec,Bushtricë,Ujmisht,Grykë-Çaj.

Bashkia Tropojë:Nj.A: Margegaj,Tropojë e Vjetër,Llugaj,Lekbibaj.

Hidrovoret, uji, lumenjtë:

Nuk kemi probleme në drejtim të objekteve me rrëzikshmëri  cilët janë nën kontroll.

Rezervuaret:

Aktualisht nuk kemi probleme në rezervuarët.

Spitalet:

Nga informacionet e marra nga strukturat nuk kemi emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.

Shkollat:

Procesi mësimor aktualisht është pushim ditën e sotme.

Banesat:

Nuk kemi probleme.

Tokat bujqësore, blegtoria:

Nuk kemi probleme.

Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë me përparësi situatat që po zhvillohen duke marrë masat përkatëse.

TPZ.AL