TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se bota po kalon përmes një Lufte të re të Ftohtë.
“Mendoj se bota vëren qartë se Lufta e Ftohtë u kthye në skenë. Megjithatë, ka një dallim në mes kësaj për të cilën jemi dëshmitarë dhe Luftës së Ftohtë nga e kaluara”, tha Guterres, në një intervistë për televizionin suedez SVT.
Duke theksuar se SHBA dhe Rusia sot nuk kontrollojnë mbarë botën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se sot ka edhe aktorë të tjerë mjaft aktivë si Turqia, Irani dhe Arabia Saudite.
“Është e qartë se sot nuk ka dy blloqe homogjene dhe mirë të kontrolluara”, tha Guterres, duke shtuar se dallimi tjetër është se sot nuk ka mekanizëm të dialogut të cilat në kohën e Luftës së fundit të Ftohtë kanë shërbyer si mekanizëm kontrolli për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.