TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu fitoi zgjedhjet për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal perballe ish kryeministrit dhe ministrit te jashtem malazez, Igor Luksiç.
Në zgjedhjet e mbajtura pak ditë më parë, Bregu ka marrë shumicën e votave dhe zyrtarizimi pritet të bëhet te marten.
Në një status në faqen e saj në Facebook, ajo shkruan “Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!”.
Nuk ka munguar as reagimi i vajzes se Bregut, e cila ka postuar ne Instagram, dy foto me nenen e saj, ku shkruan: “Krenare per mamin tim te pandalshme. Meriton kete dhe me shume. Buzeqeshja e triumfit”.
