TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, tha përmes një statusi të tij në Facebook, se “Fondi Monetar Ndërkombëtar na tregon paaftësinë manaxheriale të kësaj qeverie, ku Ballkanin e kryeson Shqipëria, si modelin më të keq të PPP-ve”. Deputeti Spahiu shtoi gjithashtu se LSI ka propozuar disa amendime sesi të bëhet atraktive Shqipëria për investimet e huaja, por që sot e kësaj dite ndodhen në sirtarët e Kuvendit.
Statusi i plotë:
FMN, me një fjali, na tregon paaftësinë manaxheriale të kësaj qeverie, ku Ballkanin e kryeson Shqipëria, si modelin më të keq të PPP-ve, kur shprehet se:
"Hapësira e pamjaftueshme fiskale dhe mungesa e efikasitetit në sektorin publik e bëjnë financimin privat tërheqës në investimet në infrastrukturë".
Pra të paaftë të realizojnë të ardhura, normal që kjo nuk realizohet me burgosjen e biznesit por me lehtësi fiskale për më shumë investime dhe, ekonomi konkurruese e jo favore një grupi biznesmenësh.
Sa për efikasitetin në sektorin publik fajin vazhdon ta ketë LSI-ja??? (kujtojmë amendimet për konçensionet dhe PPP, kërkesë e LSI, që prej tre vitesh "flenë" në sirtaret e Kuvendit)