AKTUALITET, 23 Prill 2018, 21:00

Mbledhja e grupit të PD/ Berisha kërkon rrëzim të Ramës si Enver Hoxha

Mbledhja e grupit të PD/ Berisha kërkon rrëzim të Ramës

Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në komisionet parlamentare të parashikuara për këtë javë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e gurpit parlamentar të PD-së, i cili u mblodh ost në ora 19:00 dhe vijon ende.

Burime nga takimi bëjnë me dije se Sali Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama duhet rrëzuar si Enver Hoxha.

“Kemi arsye të protestojmë për të burgosurit politikë të Kukësit dhe të mbajmë lart sensin e protestës dhe të mbajmë të gjallë në gjirin tonë këtë diskutim dhe debat në çdo fshat e lagje” – ka thënë ish-kryeministri Sali Berisha.

Këtë javë nuk do ketë as seancë të Kuvendit, ndërsa burime nga takimi bëjnë me dije se Basha ka kërkuar nga deputetët këtë javë të vazhdojë mobilizimin qytetar për problematikat në bashki dhe denoncimi i korrupsionit të qeverisë.