TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ervin Baku ka denoncuar në rrjet një veprim të shëmtuar nga deputeti socialist Erjon Braçe, i cili është tifoz i Partizanit.
Sikundër raporton Baku, ligjvënësi socialist ka goditur me çakmak në drejtim të arbitrit Andi Koçi, që arbitroi ndeshjen mes Partizanit dhe Skenderbeut.
“Gjesti i shëmtuar i deputetit
TURP! ERJON BRAÇE GODET ME ÇAKMAK ANDI KOÇIN
Sot u luajt ndeshja Partizani - Skënderbeu. Më e rëndësishmja e javes së 30-të të Kategorisë Superiore në futboll. Isha në stadium.
Në tribunën e shtypit. Ndeshja përfundoi. Si përfundoi? Fitoi Skënderbeu 0-1. Po kjo për mua nuk ka absolutisht asnjë rëndësi. Si në çdo ndeshje, në tribunë ishte edhe deputeti Erjon Braçe. E respektoj si ligjvënës aktiv, të mirë, të vendit tim.
E respektoj edhe pasionin e tij për futbollin. Por sot deputeti Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Në përfundim të ndeshjes goditi me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi.
Si ka mundësi??? Si??? Deputeti duhet të ulë gjakrat e tifozëve të irrituar. Jo të ndezë gjakrat. Nuk më intereson fare si gjykoi Andi Koçi. Fare.
Edhe sikur ta ketë bërë "baltë"... Deputeti duhet të jetë "model" për shoqërinë. Kudo. Edhe në stadium. Kushdo qoftë ai. Edhe tifoz i Partizanit”, shkruan Baku në rrjet.