TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
9 të vdekur dhe 16 të plagosur nga sulmi me furgon mbi një turmë kalimtarësh në Toronto të Kanadasë. Policia vendase sqaroi se autori u arrestua nga policia disa blloqe me tej. Autoritetet ende nuk e kanë cilësuar një sulm terrorist, por po hetojnë në këtë pistë. Dëshmitarët thanë se panë një furgon të bardhë që u përlas mbi kalimtarët në një pedonale.
Ishin të shumtë ata që bërtisnin: “Ndaloni makinën”. Vetëm 18 milje më tej është duke u mbajtur një takim i ministrave të jashtëm të 7 vendeve më të industrializuara ku përfshihet Kanadaja, SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Në vendin e ngjarjes janë parë mjaft të lënduar të shtrirë në tokë. Ende nuk dihet identiteti ai autorit.