AKTUALITET, 23 Prill 2018, 22:24

Edhe Ramës ia thonë LIVE: Hajde mor pije një kafe!

“Hajde pije mor një kafe”. Një shprehje e bërë virale kohët e fundit për shkak të një videoje të një taksisti e shpërndarë në rrjetet sociale. Për këtë video është bërë edhe një personazh te Portokalli.

Nuk ka shpëtuar as kryeministri Edi Rama. Ndërsa transmetohej LIVE në ERTV në Facebook konferenca e kreut të qeverisë me homologun e tij belg, ishin të shumtë komentuesit që i drejtoheshin Ramës: “Hajde mor pije një kafe”. ©LAPSI.al