TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PD-së Ervin Salianji ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit për të rrëzuar qeverinë.
Gjatë fjalës së tij ai nuk e kurseu ironinë për ministrat e ikur dhe të rinjtë e ardhur.
“Këtu edhe kur largohen, ikin për shkak të suksesit edhe të rinjtë vijnë për shkak të suksesit por nuk i njeh askush”.
Më tej Salianji u shpreh se: “Shikoni pak në raportin që qeveria i ka sjellë Kuvendit në 2018 për procesin e integrimit të Shqipërisë.
Mburren me luftën kundër krimit të organizuar se kanë kapur 2300 kg marijuanë ndërkohë që çdo ditë në brigjet matanë kapen tonelata”.