TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj sot në Kuvend akuzoi ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj pasi sipas saj ka shantazhuar nëpërmjet sms-ve dhe telefonatave gjyqtarët dhe prokurorët.
“Ilir Meta e ka dhe kushërirë por kjo nuk më ndalon të flas për shkak të lidhjeve familjare. Nuk ka asnjë lloj mënyre që mund ta mbrojë ministren e Drejtësisë.
Ajo ka shantazhuar punonjësit. Ajo mund ta dijë shumë mirë që korrupsioni është brenda familjes së saj. Le të tregojë ministrja se pse është pushuar bashkëshorti i saj nga puna disa herë.
Të jetë shumë e kujdesshme në telefonatat dhe mesazhet që u dërgon gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sepse SPAKU do të fillojë nga ato që e shantazhojnë.”- tha Kryemadhi.