TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu përgjigj zërave se dy deputetet e LSI, Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj nuk kanë diplomë.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kryemadhi u shpreh se dy deputetët janë të diplomuara, ndërsa sipas saj disa deputetë dhe ministra të PS nuk kanë diploma dhe sipas saj diploma e tyre është për t’ju lëpirë kryetari të tyre, kryeministrit Edi Rama.
“Po të mos hapen negociatat, Shqipëria do të shkojë mbrapa me politikën e saj të jashtme. Shqiptarët mendoj se duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE dhe që të jetë pjesë e BE kërkohet një zgjidhje politikë. Ky parlament është ilegjitim edhe pse jemi pjesë e këtij institucioni që nuk të jep fjalën, falsifikon dekrete etj. Sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Ramës që kam këtu po ju bëj me dije se Kejdi Mehmetaj dhe Flodia Kërpaçi të dyja janë diplomuar.
Këta që kam mbrapa nuk e dinë se çfarë është diploma. Ajo ministrja e Arsimit vjen me një kolegj fetar, ndërsa Sporopali s’dihet a ka diplomë. Mos të guxojë më njeri nga ju që të përmendi diplomat se po qe për diploma nuk dimë si të dalim nga kjo. Ju vetëm me një diplomë na e kaloni, diplomën për t’ju lëpirë menderen kryetarit të partisë, këtu na e kaloni ju.
Po ju them edhe një herë mblidhni radhët dhe mos shkatërroni këto asete të shqiptarëve sepse mund të jetë shumë vonë për ju”- tha Kryemadhi.