AKTUALITET, 7 Shkurt 2019, 10:41

Deputeti i LSI: Jemi kthyer në ekonomi të pastrimit të parave të drogës

Deputeti i LSI: Jemi kthyer në ekonomi të pastrimit të parave

“Jemi kthyer në ekonomi të pastrimit të parave të drogës”. Kështu shkruan sot deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, teksa i referohet të dhënave të fundit nga Banka e Shqipërisë, e cila raporton që ka rënë qarkullimi i parasë në nivelin më të ulët që prej vitit 2002.

“Tani pyetjen se ku gjenden parate, kur raportohet ulje te saj ne qarkullim, njekohesisht dhe ulje kreditimi nga sistemi bankar, pergjigja eshte shume e thjeshtë: Ekonomia shqiptare ne varesi totale nga paraja që hyn në ekonomi nga droga, korrupsioni dhe trafiqet ilegale të të gjitha llojeve”- shkruan ai.

Postimi i Spahiut:

Jemi kthyer në ekonomi të pastrimit te parave të drogës!

Banka e Shqipërisë raporton që ka rënë qarkullimi i parasë në nivelin më të ulët që prej vitit 2002.

Kjo bie ndesh me shifrat e rritjes ekonimike, shifra që une besoj fort nuk jane reale, ashtu siç doli dhe mashtrim, gjoja ulja e borxhit, ku si KLSH por dhe FMN e raportojne mbi 70%.

Ne kemi nivelin më të lartë të qarkullimit të parave jashtë bankës, raporton po Banka e Shqipërisë.

Gjithashtu raportohet rënie e kreditimit për kompanitë dhe individët në sistemit bankar.

Tani pyetjen se ku gjenden parate, kur raportohet ulje te saj ne qarkullim, njekohesisht dhe ulje kreditimi nga sistemi bankar, pergjigja eshte shume e thjeshtë:

Ekonomia shqiptare ne varesi totale nga paraja që hyn në ekonomi nga droga, korrupsioni dhe trafiqet ilegale të të gjitha llojeve!