AKTUALITET, 7 Shkurt 2019, 12:40

Zjarr në banesat sociale në Tiranë, s’ka të lënduar

Zjarr në banesat sociale në Tiranë, s’ka të

Një apartament në banesat sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Zjarri ka shpërthyer në kuzhinën e apartamentit në katin e tretë, por ende nuk dihet shkaku.

Raportohet se njerëzit janë evakuuar nga banesat për shkak se rrezikonin asfiksinë dhe se nga zjarri nuk ka të dëmtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, duke e vënë zjarrin në kontroll. Pritet që pas hetimeve të zbulohet edhe shkaku i rënies së zjarrit./BW