AKTUALITET, 7 Shkurt 2019, 13:00

Përfundon mbledhja e asamblesë së studentëve dhe pedagogëve në FSHS-së, çfarë u vendos

Përfundon mbledhja e asamblesë së studentëve dhe

Ka përfunduar mbledhja e asamblesë së studentëve dhe të pedagogëve në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Asambleja vendosi që protesta të zhvillohet me forma të tjera ndërkohë që studentët deklaruan se do të vijojnë mësimin. Megjithatë ata u shprehen se do të vijojnë të kërkojnë anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë, por në forma të tjera.

Prej ditësh pedagogët e FSHS të cilët kanë qenë në mbështetje të studentëve, duke bojkotuar mësimin, por dje ato vendosën që të ndërpresin grevën.

Pedagogët kanë kërkuar që të shfuqizohet Ligji për Arsimin e Lartë.