AKTUALITET, 7 Shkurt 2019, 12:45

Ju vdiq pacienti në ambulancë, pezullohen nga puna dy mjekë në Fier

Ju vdiq pacienti në ambulancë, pezullohen nga puna dy mjekë

Gjykata e Fierit ka pezulluar nga puna dy mjekë të urgjencës së spitalit rajonal Fier, ndërsa ka dhënë masën detyrim paraqitje për një tjetër lidhur me vdekjen e 43-vjeçarit Besnik Ramaj në dhjetor të vitit të kaluar.

Mjekët të cilët janë pezulluar nga puna janë Bledi Dhespollari dhe Emiljano Myrtaj, ndërsa u vendos detyrim paraqitje për kardiologun Viktor Gjini.

Urdhri i pezullimit të mjekëve erdhi pas denoncimit të familjarëve të 43-vjeçarit, të cilët akuzonin mjekët se nuk i kishin dhënë në kohë ndihmën mjekësore dhe shërbimin e duhur familjarit të tyre Besnik Ramaj.

Besnik Ramaj humbi jetën më 23 dhjetor ndërsa po transportohej nga Fieri drejt Tiranës.