AKTUALITET, 7 Shkurt 2019, 11:30

KUVEND/ Hasa e Kryemadhi-Spiropalit: Je nafija e Edi Ramës!

KUVEND/ Hasa e Kryemadhi-Spiropalit: Je nafija e Edi Ramës!

Në Kuvend nuk kanë munguar replikat. Deputeti i PD-së, Endri Hasa ka sulmuar ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ai e ka quajtur atë “nafije” që i është lëpirë kryetarit për të bërë karrierë.

Vjen këtu na bën moral 5 milion euroshi i doganës. Kjo është e denjë për të bërë filma se si nafijet i thurnin lavde Skënderbeut që të ngjiteshin në maja. Këto janë nafijet e Edi Ramës”.

Me Spiropalin replikoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha:

Andronikës që ka qejf të rrijë me Skënderbeun i them të mos e përmendë më PS se s’ka lidhje me atë parti aty, se aty s’ka më socialistë.

Kur ishim ne në PS ka qenë tjetër kohë, ka pasur të tjerë njerëz. E ardhmja bëhet duke kuptuar gabimet e së kaluarës, kurrë nuk do jeni aty ku duhet.

Ti Elisa e nise si revolucionare por do të ikësh si borgjeze, megjithatë dije se borgjeze s’të bëjnë paratë por shpirti, mendja dhe dija”.