AKTUALITET, 7 Nëntor 2017, 10:46

Vlahutin: Në të shkuarën njerëzit shisnin shtëpine për atdheun tani bëjnë të kundërtën

Vlahutin: Në të shkuarën njerëzit shisnin shtëpine

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka folur sot me tone të ashpra përsa i përket situatës në vend, ku sipas saj të korruptuarit besojnë se Shqipëria ekziston për tu pasuruar ata.

Vlahutin shton se ata nuk kanë pikë morali për këtë vend që u dha jetën dhe se ambasadorët e huaj do të ofrojnë mbështetjen në mënyrë që beteja për korrupsionin të përfundojë me sukses.

“Në këto tre vite e kemi përdorur fjalën shteti i së drejtës pasi qytetarëve të shqipërise u ka ardhur në majë të hundës nga këto dekada të të korruptuarve të cilet besojnë se Shqipëria ekziston për tu pasuruar ata.

Në të shkuarën njerëzit shisnin shtëpine për atdheun tani shesin atdheun për shtëpinë.” - u shpreh Vlahutin.

TPZ.AL