TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke folur në konferencen “Forca e ligjit” tha se luftën me grupet e fuqishme kriminale do ta bëjë kjo qeveri dhe për këtë ka vullnet politik dhe ligjor. Ai pranoi se krimi është forcuar shumë ekonomikisht, duke pranuar edhe lidhjet e kriminelëve me politikanët
Pjesë nga fjala e Xhafës:
Ne marrim përgjegjësi për ta bërë këtë luftë pa asnjë mëdyshje. Forca e ligjit të triumfojë. Deklaroj marrjen së përgjegjësisë politike dhe ligjore të kësaj qeverie për të luftuar krimin e organizuar. Ne jemi duke ndryshuar qasjen, për një reagim proaktiv dhe të mirëkoordinuar.
Mesazhi im për qytetarët është: Krimi i organizuar nuk mundet dhe s’do të ketë të ardhme. Ne jemi të vendosur të shkatërrojmë grupet kriminale dhe fuqinë e tyre ekonomike. Si ministër kam pranuar për këtë përgjegjësi. Jam i ndërgjegjësh për këtë sfidë. Qëllimi i lartë që qytetarët të kenë rend dhe siguri.
Fuqia ekonomike e organizatave kriminale është sfiduese për organet e drejtësisë. Lidhjet e këtyre grupeve me politikanët i kemi të qarta.
Po kështu ngritja e bizneseve fasadë të krimit në vend i kemi të qarta./TPZ.AL/