TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një intervistë për Tpz.al, tregoi një detaj sa qesharak por edhe të rëndë për situatën e kanabisit në vend. Teksa foli për reagimin e opozitës për kanabizimin e vendit, Salianji u shpreh se në qytetin e Pogradecit, sektori bujqësor ishte pothuajse i falimentuar dhe se barinjtë nuk paguanin taksa pasi tokat e tyre ishin zënë me hashash.
VIDEO:
https://youtu.be/T6NAsZB0TqE
"Ju mund të thoni po kryetarët tuaj të bashkisë që janë të djathtë dhe unë po jus jell një shembull të kryebashkiakut të Pogradecit, i cili i kërkonte policisë të ndërhynte, pasi barinjtë i thoshin se ne nuk paguajmjë taksa për bashkinë pasi kullotat ku ne çojmë bagëtinë tashmë janë të mbjella me kanabis. Pra, ka qënë fenomen aq masiv sa nuk mund të jetë i përfshirë vetëm Ministri i Brendshëm, është përfshirje drejtpërdrejtë e Kryeministrit, jo vetëm mbështetje politike por edhe infrastrukturore." - u shpreh Salianji për Tpz.al.
/TPZ.AL/J.O/