AKTUALITET, 11 Nëntor 2017, 12:50

Prokuroria kërkon burg për gjyqtarin, zbulohet emri i ndërmjetësit

Prokuroria kërkon burg për gjyqtarin,  zbulohet emri i

Prokuroria do të kërkojë  masën e arrestit me burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili ishte ndaluar më parë në kuadër të hetimit për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të lirimit të të dënuarit për vrajse Gentian Doda.

Në shtëpinë e Mirit gjatë kontrollit të policisë u gjet një shumë monetare me vlerë 300 milionë lekë të vjetra.

Miri rrezikon një denim nga 5 deri në 12 vjet burg, nëse shpallet fajtor, në bazë të akuzës për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria.

Dyshohet se pasi është dorëzuar shuma mprej 20 mijë eurosh, Gentian Doda është lajmëruar me telefon se ai do të lirohej.

Është zbuluar se Alban Buçi, një prej sekerëve që është  bërë ndërmjetës për pagesën e parave te gjyqtari Miri, është kushëri i Gentian Dodës.