TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një greke 26-vjeçare vret gjitonin e saj, një shqiptar 35-vjeçar, i cili i kishte tentuar ta ndihmonte narkomanen.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Iraklion, kryeqendrën e ishullit të Kretës sot herët më mëngjes, rreth orës 1.
Sipas Cretapost.gr, që e cilëson ngjarje si një “tragjedi të pabesueshme”, shqiptari, baba i dy fëmijëve, i bezdisur nga ulërimat e gjitones greke, shkoi tek ajo për t’i bërë asaj vërejtje për të pushuar.
26-vjeçarja, një përdoruese droge ndodhej në gjendje krize të thellë dhe ofendonte e qëllonte këdo që kishte përballë saj.
Shqiptari tentoi ta qetësonte atë, por ajo papritur mori thikën dhe e qëlloi disa herë në gjoks.
Edhe pse erdhi ambulanca e ndihmës së shpejtë, shqiptari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Policia e Kretë arrestoi narkomanen greke, e cila ishte e njohur për të dhe e dënuar më parë për vjedhje.
TPZ.AL