TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një intervistë për Tpz.al, shprehet i sigurtë, se në ditët në vijim priten të dalin fakte të reja tronditëse për implikimin e disa ministrave të qeverisë “Rama 2”, të implikuar në afera korruptive por edhe në trafikun e drogës.
https://www.youtube.com/watch?v=IdCrFlB1HDs&feature=youtu.be
Më poshtë pjesë nga intervista:
Prisni ju arrestimin e ndonjë zyrtari tjetër ndonjë ministri?
Pa diskutim unë mendoj që shumë shpejt dhe kur them shumë shpejt kam afate shumë të shkurtra kohore. Besoj do ketë arrestime ministrash të cilët do të marin me vete edhe qeverinë. Jemi në kufijtë e fakteve të reja që do të zbulohen para publikut edhe të anëtarëve të tjerë të kabinetit Rama të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
Keni ndonjë emër konkret?
Nuk do doja që të përmendja emra. Por jam i bindur në saktësinë e informacionit që janë ministra të përfshirë në kabinetin aktual të Edi Ramës të përfshirë njësoj si Saimir Tahiri. Prandaj jam i bindur nga informacionet që kam se e gjithë kjo bëhet me bekimin e Edi Ramës.
Por s’mund të jetë e gjithë qeveria, se nuk është e gjithë qeveria organizatë kriminale…
Por unë nuk po them që Tina Gjermeni (Eglantina Gjermeni) merret me kanabis, ka edhe ministra të tjerë që nuk merren me kanabis, ka të tjerë që meren me kanabis, ka ministra që krijojnë infrastrukturën për transportin e drogës, siç ishte ish ministrja e mbrojtjes, ka edhe ministra të tjerë që funksionojnë si drejtorë të Edi Ramës për të firmosur shkresat, ndonjë leje ndërtimi, bojatisje etj, nuk janë të gjithë. Edhe tek deputetët ka padyshim, profesionistë të zotë.
Kush janë emrat e përfshirë?
Po besoj tek emrat big tek emrat e mëdhenj të qeverisë, ju e dini që qeveria pesë ministri ka sot, të tjerat janë kot, Ministria e Brendshme, e Financave, e Energjitikës, e Shëndetësisë apo Arsimit.
Pra ju prisni që një nga ministrat “big” të arrestohet?
Une s’jam fallxhor, por nga të dhënat që kam unë shoh përfshirje të ministrave të qeverisë, në transport dhe në gjithë këtë veprimtari kriminale./TPZ.AL/J.O/