TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme, në aksin rrugor Durrës-Morinë, e njohur ndryshe si "Rruga e Kombit". Siç shihet në fotot e siguruara nga Tpz.al, një trajler i tonazhit të madh, ka humbur ekuilibrin për shkak të asfaltit të lagur nga moti i keq. Për pasojë, makina është përbysur në mes të autostradës, ndërsa është shpërndarë edhe sheqeri që po transportonte.
Tpz.al mëson se nga ky aksident, fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa drejtuesi i këtij trajleri ka kaluar vetëm një gjendje paniku për shkak të aksidentit./TPZ.AL/
[gallery columns="1" ids="19290,19291,19292,19293,19294"]