AKTUALITET, 11 Nëntor 2017, 16:00

Fshatari dibran i drejtohet Ramës: Vetëm ti dhe Skënderbeu keni ardhur këtu!

Fshatari dibran i drejtohet Ramës: Vetëm ti dhe Skënderbeu keni

Kryeministri Edi Rama ka drekuar me Ilir Beqajn në familjen e Shaqir Toskës në Bulqizë. Familja i kërkoi Ramës rregullimin e kanalit ujitës, një projekt që kushton 28 milion lekë. Por kryeministri me një show mediatik i dha besën përpara kamerave dhe shtrëngoi duart me kryefamiljarin me të cilin nuk munguan as batutat.

Lexojini si më poshtë:

Fshatari: Vetëm ti dhe Skënderbeu ke ardh në këtë vend, ta them me burrni.

Rama: Aman mos…

Fshatari: : S’ka bërë vaki në fshat, hallall ta bëftë zoti

Rama: Ky është djathë i egër?

Fshatari: Po. Kemi një kërkesë për ujin, se morën vesh të gjithë  që do vije këtu e na thanë të bënim një kërkesë…

Rama: Do i bëjmë ne gjithë kanalet.

Fshatari:: Me bëfsh atë do të bëjmë lapidar

Rama: Lapidari është për heronjtë, unë s’jam hero

Fshatari: Ne jemi simas traditës, ne dam një kokë derri këtu por nuk më la kjo (për gruan)

Rama :Tani mos më ngarko më ler ta shijoj këtë djathin e dhisë.

Fshatari:Po si shenjë ta vemë.

Rama :Si shenjë vere. S’më pëlqen që gocat i lini në këmbë meqë po flasim për traditë. Pa këtë ti do ishe i marum.

Fshatari:Jo jo pa këtë mos më lëntë zoti.

Rama: Një shëndet për grunë, për gocën që këtu e dy gocat e tjera.

Rama: Sa kushton ky kanali, i keni bërë llogaritë?

Fshatari: Nja 20 milion.

Rama: Do e bëjmë, më jep dorën këtu.

(Shikon projektin, dikush nga stafi i thotë se kushton 28 milion)

Rama:Epo mirë, 28 milion, I vështirë i pavështirë, s’ka gjë që s’bëhet. Nuk e bëj për merita.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155300873236523/