TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Evening Standard / Përgatiti: TPZ.AL
Gazeta britanike "Evening Standard" ka botuar një artikull ku i kushton vëmendje të veçantë grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Artikulli flet kryesisht për bosin e një bande, të quajtur Klodjan Çopja, i cili mendohet se ka trafikuar rreth 800 kilogramë kokainë në Britani, që kapin vlerën e 150 milionë paundëve. Sipas detektivëve paratë kanë përfunduar të gjitha në Shqipëri. Zyrtarët britanikë thonë se bandat kriminale shqiptare janë një shqetësim i madh dhe se ato së fundmi kanë filluar të bashkëpunojnë me kartelet në Amerikën Latine. Sipas tyre, këta kriminelë bëjnë jetë modeste në Britani por kanë status dhe reputacion të lartë në Shqipëri.
Pjesë nga artikulli:
Për tre vitë me rradhë, detektivët gjurmuan lëvizjët e Klodian Copjas, dhe shkatërruan organizatën e tij kriminalë, e cila përmbyti Londrën dhe Jug-Përendimin e Britanisë me drogë të klasit A, që kapnin vlerën e miliona poundëve. Detektivët kishin kapur dhe arrestuar korrierët, por identiteti i bosit të organizatës më të madhe të drogës në Londër, nuk dihej.
Detektivi Nick Blackburn, që investigoi këtë çështje, tha se Çopja “nuk kishte lënë gjurmë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai përdorte dokumenta fallco dhe disa mjete identifikimi të cilat nuk tregonin ndonjë dënim të mëparshëm. Ishte shumë e vështirë ta gjenim këtë person. Ai u kap në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë, sepse kishte përdorur pasaportë fallco”.
Çopja u ekstradua në Britani, dhe u dënua me 17 vjet burg.
Madhësia e operacioneve të këtij individi tregon edhe shqetësimin mes oficerëve të Scotland Yard apo agjensive të tjera të zbatimit të ligjit, lidhur me kërcënimin që vjen nga bandat kriminale shqiptare.
Në rastin e Çopjas, policia sekuestroi 204 kilogram kokainë, por mendohet se ai mund të ketë trafikuar rreth 800 kilogram me një vlerë prej 150 milionë pound.
Zoti Blackburn, i cili investigoi Çopjan, tha se baroni i drogës mbante një profil të uëlt, jetonte në një apartament të shtrenjtë me qira, por jo shumë të ekspozuar në një zonë që njihet me emrin “Wandsworth”. Asnjë nga anëtarët e bandës nuk paraqiteshin si të pasur, përdornin makina modeste, por Çopja vetë nuk i jepte makinës. Detektivi Blackburn, that se në Britani banda kishte jetë mjaft modeste. Paratë shkonin në Shqipëri, ku ata ishin njerëz të pasur dhe me status të lartë.
Bandat shqiptare kanë formuar aleanca me partnerë të çuditshëm në botën e krimit në Londër. Në muajt e fundit detektivët kanë parë se si, bandat shqiptare dhe të Ballkanit, kanë udhëtuar në vende ku prodhohet kokainë, në Amerikën Latine për të bërë biznes direkt me kartelet. Mendohet se Kolumbianët janë më të gatshëm të operojnë në Europë dhe kerkojnë që trafikantët të shkojnë tek ata.
Një burim nga Shqipëria dhe se “Krimi i organizuar shqiptar, ka krijuar një rrjet të gjerë në Europë, veçanërisht në Spanjë, Hollandë, Itali, Belgjikë. Ata kanë parë si një mundësi edhe Anglinë, për shkak të kërkesës së madhe për kokainë në atë vend”.
Agjensia Kombëtare e Krimit, tashmë ka dy oficerë në Shqipëri, për të mbledhur informacion për rrjetet kriminale, por organizimi dhe lidhjet e ngushta familjare e bëjnë të pamundur penetrimin në klanet mafioze.
Policia nuk i gjeti kurrë paratë e fituara nga trafiku i bërë nga Klodian Çopja. Detektivët e dinë se të gjitha paratë u kthyen në Shqipëri, por gjurmët humbën atje.