TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armando Sadiku është rikthyer të luajë si titullar të skuadra polake e Legias së Warshavës dhe ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar një dopietë në ndeshjen e Kupës, përballë Dritex-Bytovia, fituar 1-3, nga Legia.
Sadiku hapi serinë e golave në minutën e 2-të dhe e mbylli atë në minutën e 89’, duke bërë që Legia të jetë thuajse e kualifikuar, ndonëse do të duhet të luajë edhe ndeshjen e kthimit.
Me ardhjen e trajnerit të ri, elbasanasi i kombëtares nuk po gjente mjaftueshëm hapësira te Legia, por ky dygolësh mund të jetë një sinjal që Sadiku e meriton një fanelë titullari.