TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kombëtarja shqiptare U17 e ka mbyllur me një fitore pjesëmarrjen e saj në këtë edicion të eliminatoreve të Europianit, duke mundur pa shumë vështirësi Lihtenshtejnin në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi”.
Skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, e cila ishte mundur 1-0 në dy ndeshjet e para përballë Kroacisë dhe Spanjës vetëm pasi pësoi gol në minutat e fundit, sot ka arritur të gjejë rrjetën shuëm me lehtësi.
Dygolëshi i Bozhanajt dhe më pas Rama e Bullari kanë bërë që pjesa e parë e takimit të mbyllej me avantazhin e thellë 4-0. Përsëri Bozhanaj, një nga talentet më të spikatur në radhët e kësaj përfaqësueseje, ka gjetur rrjetën edhe në pjesën e dytë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-0 për kuqezinjtë e vegjël.
Kësisoj, Shqipëria e mbyll në vendin e tretë në grup, me një golavarazh 5-2 në tre ndeshjet e luajtura, por që gjithsesi nuk do të mjaftojë për të vazhduar më tej edhe pse ishte organizuese e ndeshjeve të minigrupit, pasi vetëm dy vendet e para kualifikoheshin.
Lihtenshtejn-Shqipëri 0-5
10′, 21′, 50′ Bozhanaj, 24′ Rama, 33′ Bullari