SPORT, 25 Tetor 2017, 13:31

Chelsea do trajnerin e Napolit, pagë 12 milionë euroshe në vit

Chelsea do trajnerin e Napolit, pagë 12 milionë euroshe në vit

Chelsea do të kthehet te trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, të cilin e shikon si trashëgimtar të Antonio Conte në “Stamford Bridge”, sipas 7Gold (via Football Italia). Ndërsa Conte fitoi titullin në Premier League sezonin e tij të parë me Chelsea, ai e gjeti sezonin e dytë me një perspektivë shumë më të vështirë dhe raportet mediatike e lidhën atë me Milanin në javët e fundit. Kjo ka bërë që “Blues” t’i ofrojnë Sarrit një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh, në një përpjekje për ta provokuar e larguar nga udhëheqësit e Seria A, Napoli.

TPZ.AL