SPORT, 25 Tetor 2017, 11:42

Liverpool njofton Barcelonën për çmimin e Coutinho

Liverpool njofton Barcelonën për çmimin e Coutinho

“Telenovela Coutinho”, që ka mbushur kaq shumë faqe verën e këtij viti, premton të ketë “seri” të tjera përsëri, sapo të hapet merkato e ardhshme e dimrit. Informacioni në shtypin anglez, në javët e fundit, vuri në dukje pranimin nga Liverpool të dëshirës së lojtarit dhe, siç thekson “Mirror” sot, “Reds” ia ka bërë të ditur Barcelonës çmimin që do të duhet të paguajë. Jo më pak se 150 milionë euro, një shifër që do ta bënte atë nënshkrimin e dytë më të shtrenjtë në histori, pas Neymar. Ajo që nuk duket e qartë është se Liverpool ka ndryshuar disi në qëndrimin e tij për pranimin e përfshirjes së lojtarëve të tjerë në operacion, gjë që e provoi Barcelona në gusht, por nuk funksionoi.

TPZ.AL