SPORT, 25 Tetor 2017, 09:04

900 milionë euro për ‘shtëpinë’ e re të Tottenham-it (Foto)

900 milionë euro për ‘shtëpinë’ e re të

Vijojnë punimet për rindërtimin e stadiumit të Tottenham-it, ‘White Hart Lane’, projekti i të cilit kushton rreth 900 milionë euro.

Aktualisht gjithë sa shikon është një kantier i madh ndërtimi, ku punojnë çdo ditë qindra punëtorë, por drejtuesit e projektit thonë se ‘shtëpia’ e re e ‘Spurs-ave’ do të jetë një nga më të bukurat dhe më funksionalet në botë.

Aktualisht Tottenham po i zhvillon ndeshjet në stadiumin mitik londinez ‘Wembley’, pasi ‘White Hart Lane’ pritet të jetë gati vetëm në gusht të 2018-ës.

Me një kapacitet prej rreth 61 mijë vendesh, stadium i ri i Tottenham do të ketë gjithçka për t’u argëtuar, si bare, restorante, qendër tregtare, ambiente lojrash, etj.

[gallery ids="11918,11919,11920,11921,11922,11923,11924,11925,11926,11927,11928,11929,11930"]